Arrestohet autori që plagosi 17-vjeçarin në Cakran, babai i tij i shkon në spital të plagosurit

Aktualitet

Arrestohet autori që plagosi 17-vjeçarin në Cakran, babai i tij

Policia e Fierit ka arrestuar adoleshentin që plagosi me thikë mëngjesin e djeshëm bashkëmoshatarin e tij në oborrrin e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran.

Në pranga është vënë shtetasi B.D., 17 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Raportohet se 17-vjeçari i plagosur, shtetasi H. Xh. aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, teksa burime bëjnë me dije se ai ka marrë 4 goditje me thikë.

“Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime bëjnë me dije se dy 17-vjeçarët ishin konfliktuar edhe një ditë para ngjarjes, për shkak të një postimi në rrjetin social “Snapchat”, teksa të nesërmen e zhvendosën sherrin në oborrin e shkollës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion