Plagosja në Fier/ Gjyshja e autorit: Nipi vuan nga probleme mendore, e trembte e ëma me kukuvajka

Aktualitet

Plagosja në Fier/ Gjyshja e autorit: Nipi vuan nga probleme mendore, e

Një ngjarje e rëndë u regjistruar mëngjesin e djeshëm në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur nga 4 goditje me thikë nga një bashkomoshatar i tij. Konflikti dyshohet se kishte nisur për shkak të një postimi në rrjetin social “Snapchat”.

Gjyshja e autorit, në një prononcim për mediat, tregon se nipi i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kishte marrë edhe trajtim mjekësor, por që e kishte ndërprerë kohët e fundit. Ajo tregon se dy nipërit e mitur, djemtë e Fatmirit, i ka rritur ajo, pasi nëna e tyre i ka braktisur.

Gjithashtu, gjyshja 92-vjeçare tregon se një ditë para ngjarjes, nipit të saj ia kishin marrë me dhunë telefonin, madje i plagosuri e kishte goditur dhe me shkelmë.

“Ai ka qenë i sëmurë, trembej. E trembte e ëma, i thoshte të hëngërt kukuvajka! Edhe i çonte edhe dragonj, ai trembej në gjumë e kë të kapte sa mezi e përmendnim. Ishte 6 vjeç atëherë e deri sot, e vizituam, i dhamë kokrra. Nuk i piu, i tha një shok mos i pi. Trembej more vëlla, trembej! U pre ajo frika që piu kokrrat dhe u stabilizua. I tha një shok i shkollës mos t’i pijë, nuk i piu më.

Ata atë ditë e kishin thirrur, dhe dy, tre ata cakranjozët. Hajde të të shikojmë telefonin. Kishte vajtur, 6 veta ata, një ky. Ja kishin marrë telefonin, këtë e kam personale kishte thënë djali. Ai e kishte qëlluar me shkelma, ai djali që u vra. E kështu, çfarë të të thotë nëna! Nuk e dëgjonte të atin, pije të keqen babi. Ne donim firmën e nuses që ta vizitonim në Greqi, po ajo nuk e dha firmën. Ne atë kemi o të keqen nëna, mos na pyet se çfarë na ka gjetur!

Fatmirin e ka lënë gruaja, madje ka lënë edhe dy djemtë e mitur. Ata i kam rritur unë, sepse Fatmiri shkonte të gjente punë për të mbajtur familjen.” – u shpreh e moshuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion