Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë! Kërkohej në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.
I riu kërkohej nga autoritetet britanike, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Pas arrestimit ai pritet të ekstradohet drejt Mretërisë së Bashkuar, ku do përballet me drejtësinë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. M., 27 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Mbretëri të Bashkuar i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 27-vjeçarit, në Mbretëri të Bashkuar.


