Arrestohen dy vëllezër të dënuar në Itali për trafik droge, ekstradimi drejt Romës në proces

Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër të dënuar në Itali për

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin “Operacionalja 64”, duke arrestuar vëllezërit Roland (47) dhe Saimir Metushi (45) në Divjakë.

Të dy janë të dënuar nga autoritetet italiane, për 5 dhe 7 vjet burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Fierit, ndërsa Interpol Tirana bashkëpunon me Interpol Romën për ekstradimin e tyre në Itali.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 64”.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar (vëllezër), të dënuar nga autoritetet italiane, me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 64”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë.

Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Interpolit Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion