Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja akuzat që rëndojnë mbi to

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë në pranga 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se është arrestuar një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar në mungesë për vjedhje. Ka rënë në pranga një 34-vjeçar, për vjedhje, gjithashtu është arrestuar një 57-vjeçar i cili në gjendje të dehur ka aksidentuar një shtetase, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka arrestuar një një 28-vjeçare, e akuzuar për drejtim makine pa leje, por edhe për aksidentimin e një shtetase. Arrestohet një 31-vjeçar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një bashkëmoshatarin e tij. Gjithashtu, është arrestuar edhe një 25-vjeçare, pasi aksidentoi një 33-vjeçare.
"Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim :
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit I. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë ;
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E(E). B., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : V. S., 57 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasen këmbësore T. I., 56 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;
D. S., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar shtetasen Z. L., 57 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;
D. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
•Më datë 26.03.2021,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. Ll., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin M. S., 20 vjeç. Punohet pë kapjen e tij.
•Më datë 26.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P. F., 25 vjeçe, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar shtetasen A. P., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


