I bie porta teksa luante, ja gjendja e 6-vjeçares në Rrogozhinë

Policia e Tiranës ka njoftuar se një 6-vjeçare teksa luante në oborrin e shtëpisë, është dëmtuar pasi dera e ka rënë sipër saj. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, në fshatin Kalush dhe fatmirësisht gjendja e të miturës është e mirë. Policia njofton se 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 26.03.2021, në fshatin Kalush, Rrogozhinë, shtetasja e mitur me iniciale N. D, 6 vjeçe, duke luajtur në oborrin e banesës , është rrëzuar porta dhe për pasojë ka dëmtuar të miturën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia


