Arrestohen 4 persona në Tiranë dhe një shpallet në kërkim, reagon policia

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona në Tirsnë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Blutë njoftojnë se është arrestuar një 19-vjeçar, 30 dhe 39-vjeçar, të akuzuar për vjedhje. Gjithashtu janë arrestuar një 47 dhe 38-vjeçar sepse drejtonin makinën në gjendje të dehur. Ndërsa është shpallur në kërkim një person ende i paidentifikuar, pasi është grabitur një firmë në Ndroq.
“Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i shtetasit I. Sh.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u ndaluan shtetasit M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për veprën penale "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
L. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
•Më datë 22.03.2021, në rrugën Tiranë - Ndroq, në ambientet e firmës në pronësi të shtetasit H. B., gjatë natës janë vjedhur një sasi e konsiderueshme prizash elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


