Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim

Aktualitet

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku u ndalua një automjet luksoz, tip “Porsche Panamera”, në të cilin ndodheshin tre të rinj dhe njëri prej tyre u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se i kanë arrestuar të tre, pasi ai që u hodh në det kishte armë zjarri pistoletë, ndërsa një tjetër rezultonte në kërkim për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Diving” janë vënë në pranga shtetasit:

Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

“Në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi Endri Doku, tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Arma e zjarrit (pistoletë), 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – thuhet në komunikatën e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion