Arrestimi i Durim Bamit, gazetari Dema: Do përdoret çdo kartë për ekstradimin! Softa: Dubai, mbretëria ku fshihen kriminelët

Durim Bami, i njohur edhe si i Forti i Niklës, u arrestua në Dubai, pasi është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ Gazetari Sokol Dema tha në Report Tv, tha se Bami u lokalizua nga autoritetet shqiptare, të cilat më pas njoftuan ato në Dubai.
TIRANË- Durim Bami, i njohur edhe si i Forti i Niklës, u arrestua në Dubai, pasi është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘revanshi’ Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se Bami u lokalizua nga autoritetet shqiptare, të cilat më pas njoftuan ato në Dubai. I forti i Niklës u ndalua bashkë me vëllanë e tij Valter Bami dhe një tjetër shqiptar, por gazetari dema tha se ata u liruan pasi për ta nuk kishte urdhër ndalimi.
“Ka patur ndihmë të madhe të dhënë nga policia, që ka mundur ta lokalizojnë në Dubai dhe më pas njoftuan autoritetet atje. Vetëm për Bamin kishte urdhër ndërkombëtar dhe masë sigurie arrest me burg. Vëllai është lënë i lirë bashkë me shqiptarin tjetër, se s’kishte masë”, tha gazetari Dema.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Dema tha se autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e Durim Bamit, edhe pse kjo do jetë shumë e vështirë pasi marrëveshja me Dubain mungon.
“Shqipëria se ka bërë një gjë të tillë. Ka qenë e pamundur, ka patur arrestime të shumta, përfshitë Plarent Dervishaj apo Eldi Dizadri por s’ka pasur ekstradim.
Autoritet do përdorin çdo kartë për të bërë të mundur ekstradimin e të paktën të një prej personazheve të botës së krimit në Dubai. Do tentohet përmes Interpol, por jemi akoma herët për të dhënë një gjë zyrtare”, tha Dema.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se Dubai është mbretëria ku kriminelët gjejnë parajsën për t’i shpëtuar ekstradimeve.
“Arrestimi i Bamit është një tregues që më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, vërtetojnë që ata janë në Dubai.
Si rasti i Bamit dhe Eldi Dizdarit, janë në Dubai, por kemi vështirësie që lirohen për shkak të procedurave. Do ishte një ndihmë e madhe që një nga personat më të kërkuar të ekstradohej.
Deri në 1 mln euro është kërkuar për ta eliminuar. Ishin të aktivizuar 16 veta për ta eliminuar. Marrëveshjet me Dubai vazhdojnë të kenë të njëjtat vështirësi, lajmi i parë arrestimi, dhe lajmi i dytë që do lirohet.
Dubai është mbretëria ku gjejnë parajsën për t’i shpëtuar ekstradimeve”, tha Softa në Report Tv.
Gazetari Dema foli edhe për të shkuarën kriminale të Durim Bamit, ndërsa shtoi se ai është një ndër personat kyç në dosjen e SPAK, Revanshi.
“Bami është personazhi kyç në dosjen e Revanshi. Përveçse një personazh i shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Arben Ndokës dhe Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, kërkoni kokën e tij jo më pak se 16 persona.
Ka pasur një konflikt të gjerë të nisur që në 2017 kur është vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Ka pasur tentativë nga ana e të dyve për të varrë njëri-tjetrin.
SPAK ka kopsitur dosjen dhe të kërkojë ekstradimin e tij”, vijoi Dema.


