Arrestimi i 9 zyrtarëve të Ministrisë për abuzim me tendera, gjyqtarja tërhiqet për vendim

Aktualitet

Arrestimi i 9 zyrtarëve të Ministrisë për abuzim me tendera,

Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marr një vendim në lidhje me 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin e uniformave të Policisë.

Gjyqtarja Daniela Shirka është tërhequr ne dhomë këshillimi ku pas disa minutash do të dalë me një vendim. Ndërkohë gjatë seancës Prokuroria nga ana tjetër përpara gjykatës ëshrë shprëhur se ka një sërë dokumentacionesh dhe dy dëshmi të zyrtarëve që nuk kanë firmosur për tenderin që vërteton shkeljet.

Në orën 10:00, nisi seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë përfshirë në abuzimin e tenderit të uniformave të policisë së Shtetit, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve.

SPAK do kërkojë burg për 8 nga 9 zyrtarët ndërsa për 1 tjetër do kërkohet masa e arrestit të shtëpisë. Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Diten e shtune, Policia u fut ne zyrat e Ministrise se Brendshme per te arrestuar 9 zyrtare te cilet akuzohen per abuzim me tenderin e uniformave te Policise. Skandali me kete tender ka permasa teper tew medha, teksa nje uniforme policie eshte blere 2500 euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion