Shiste makina me kilometrazh të modifikuar, gjobë 4 mln dollarë dhe 5 vite burg për tregtarin

Bota

Shiste makina me kilometrazh të modifikuar, gjobë 4 mln dollarë

Një tregtar makinash të përdorura është burgosur me pesë vite burg dhe ka marrë një gjobë prej 4 milionë dollarësh, pasi modifikonte kilometrazhin e makinave të shiste.

Sipas shkresës së gjykatës Shmuel Gali 48-vjeçar, ka ndryshuar kilometrazhin e rreth 690 makinave, midis periudhës 2006 deri 2011.

48-vjeçari tregtonte makina në New Jersey në SHBA. Mesatarisht tregtari ulte kilometrazhin e makinave deri në 100 mijë kilometra.

"Shitjet e makinave janë një nga themelet e ekonomisë amerikane që kërkon transparencë dhe integritet. Ekspertiza financiare e IRS-CI (depattament policor) ishte e nevojshme për të zbuluar këtë operacion kriminal të kryer nga Shmuel Gali , i cili mori një dënim të drejtë për aktivitetin e tij kriminal," tha një ekspert i IRS-CI .

Rasti u hetua nga Departamenti i Transportit dhe NHTSA si dhe Byroja e Hetimit të Mashtrimit të Odometrit dhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Financiare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion