Arrestimet e SPAK tek AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

Aktualitet

Arrestimet e SPAK tek AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dale jashte funksionit vetem pak dite pas operacionit te SPAK per arrestimin e drejtoreshes se AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave te tjere te akuzuar per skandalin e tenderave ne kete sektor.

Çdo qytetar qe tenton te lgoohet ne e-albania, merr nje mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta perdure ate.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma te fton qe te mbyllesh programin per ta hapur serish, por edhe nese e ben, serish shfaqet I njejti mesazh dhe perseritet I njejti cikel me nje perfundim: pamundesi per aksesimin e platformes.

Pas nje perfolje te gjate mediatike dhe me denoncime per fondet e shumta te dhena nga buxheti I shtetit ne kete sektor, pas sulmeve kibernetike te perseritura qe deshmuan mungesen totale te sigurise se platformave qeveritare, ky eshte nje tjeter rast I papergjegjshmerise ne kete sektor.
Hetimi I SPAK, konfirmoi denoncimet per rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti I shtetit ne xhepat e zyrtareve dhe biznesmeneve abuzues ne nje kohe qe qytetarët shqiptarë nuk marrin sherbimin minimal nga platforma ne fjale.

ME TE LEXUARAT