Arratisja e Gentian Çipit nga burgu, media greke publikon fotot e armëve dhe drogës që iu sekuestrua në 2025

Aktualitet

Arratisja e Gentian Çipit nga burgu, media greke publikon fotot e

Këto janë fotot e sendeve që u sekuestruan një vit më parë nga policia e Selanikut gjatë operacionit për goditjen e grupit të drejtuar nga Gentian Çipi, i cili sot u arratis nga burgu.

Gentian Çipi 41 vjeç, Enea Basholli 31 vjeç dhe Kleo Topa 24 vjeç, të tre nga Korça, ranë në prangat e policisë greke në 8 shtator 2025.

Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë.

Në vendin e ngjarje policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Cipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik në 2025, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion