Aksident në Rrugën e Arbrit / Dy të plagosur pas përplasjes së mjeteve në zonën e Shupenzës

Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit / Dy të plagosur pas përplasjes

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore,.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion