“Nuk votova veten time”, Najada Çomo zbulon vendimin që mori në 25 prill

Politikë

“Nuk votova veten time”, Najada Çomo zbulon vendimin që

Shefja e Infektivit në QSUT njëkohësisht deputete e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Najada Çomo ka folur për fushatën elektorale para 25 prillit, ku u shpreh se PS bëri fushatë model, duke respektuar masat anti-Covid.

Për fushatën e PD sipas saj “la për të dëshiruar në lidhje me respektimin e masave kundër Covid-19”.

Shefja në QSUT rrëfeu një detaj, lidhur me kandidimin e saj më 25 prill nën siglën e PS, ku zbuloi se nuk ka votuar emrin e saj në fletën e votimit, por vetëm numrin 12, që i korrespondonte Partisë Socialiste.

Pyetje: Fushata politike, ku është “hataja” që thoshte Rama.

Çomo: Fushatat e PS kanë qenë model. Hera e parë që u shkelën masat ishte mbedhja ku festuam fitoren e PS në sheshin “Skënderbej”. Mënyra sesi janë zhvilluar tubimet e PD lënë për të dëshiruar.

Pyetje: Si e përjetuat 25 prillin?

Çomo: Isha në krye të detyrës. Isha e bindur në fitore, por nuk kam parë sesa vota kam marrë. Unë kam votuar vetëm numrin 12 dhe jo veten time, sepse e dija se po të votoja nr 12, do të fitoja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion