Ambasadori holandez takohet me Klodian Brahon, zbardhen detajet

Aktualitet

Ambasadori holandez takohet me Klodian Brahon, zbardhen detajet

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho.

Vos mbërriti që në orët e paradites në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u zhvillua takimi me kreun e SPAK.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Holandës në Tiranë bëri të ditur se vizita ishte një takim mirësjelljeje për të përgëzuar Klodjan Brahon për emërimin e tij dhe për arritjet e deritanishme të institucionit.

“Sot, ekipi i Ambasadës sonë bëri një vizitë mirësjelljeje për të përgëzuar Kryetarin e ri të SPAK-ut, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe arritjet e institucionit.

Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin tonë të fortë dypalësh, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK-un dhe Sundimin e Ligjit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion