Plani i Rritjes për Ballkanin, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi po performojnë më mirë! Serbia dhe RMV selektive

Aktualitet

Plani i Rritjes për Ballkanin, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi po

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi arritën rezultatet më të për përmbushjen e kritereve të nevojshme për marrjen e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Koopman më tej theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut zbatuan reformat në mënyrë më selektive. Sa i përket, Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës për shkak të vështirësive të brendshme, nuk janë paguar ende parafinancimet.

 “Në kategorinë e parë janë Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat në thelb po punojnë për zbatimin e të gjitha reformave, në të dytën janë Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat ishin më selektive, gjë që çoi në rezultate më të ulëta kur bëhet fjalë për reformat, por kohët e fundit ka pasur indikacione se ky ritëm zbatimi mund të përshpejtohet edhe në këto vende”, tha ai.

Nga ana tjetër Koopman e cilësoi vitin që lamë pas si një vit shumë i rëndësishëm për zbatimin e Planit të Rritjes. Teksa foli me shifra, ai u shpreh se deri më tani rreth 453 milionë euro u janë paguar partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

Sipas tij pagesa varet vetëm nga zbatimi i hapave nga axhendat e reformave. Ai theksoi gjithashtu se zbatimi i rreth 85% të masave nga axhendat e reformave, të cilat parashikoheshin të zbatoheshin deri në dhjetor 2025, është në proces, ndërsa rreth 38% e masave janë përmbushur plotësisht, gjë që ai e përshkroi si një rezultat të mirë.

“Plani i Rritjes lehtëson integrimin në Tregun e Përbashkët, nga njëra anë, por gjithashtu është një instrument i rëndësishëm për të çuar përpara procesin e pranimit, pasi shumë nga hapat në axhendat e reformave bazohen në themelet”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion