U shoqëruan në polici për të sqaruar një sherr, babë e bir thyejnë xhamat e komisariatit Elbasan

Aktualitet

U shoqëruan në polici për të sqaruar një sherr,

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij i mitur është proceduar penalisht pasi kundështuan efektivët në momentin kur thirrën në Komisariatin e Elbasanit për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë 17-vjeçari.

Baba e bir akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje”, raportoi policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion