Ambasada e Francës dënon hedhjen e molotovëve ndaj Vilës 31: Dhuna është e papranueshme

Aktualitet

Ambasada e Francës dënon hedhjen e molotovëve ndaj Vilës 31:

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar pas hedhjes së molotovëve në ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në reagimin zyrtar, ambasada dënon me forcë aktet e dhunës, duke theksuar se mbrëmja e djeshme arriti një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj “Vila 31 – Fondacioni Art Explora”.

Sipas deklaratës, Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

“Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme”, thuhet në reagim.

Ambasada thekson se e drejta për të protestuar është legjitime, por ajo nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune, duke u bërë thirrje organizatorëve të protestës që të tregojnë përgjegjësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion