Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Aktualitet

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin

Një dokument i Europol hedh dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq ekuadorian “Los Lobos” ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje në Evropë, ku rol kyç kishte edhe një grup kriminal shqiptar.

Sipas dosjes, organizata përdorte kompani eksporti frutash për të kamufluar dërgesat e kokainës, ndërsa droga fshihej në kontejnerë me ngarkesa të ligjshme që mbërrinin në portet më të rëndësishme evropiane.

Hetimi zbulon se sinjalizimet për kontejnerë të dyshimtë çuan në operacione të koordinuara dhe sekuestrime të mëdha, ndërsa autoritetet identifikuan një bashkëpunim të konsoliduar mes kartelit ekuadorian dhe një rrjeti kriminal shqiptar.

Sipas dokumentit, anëtarët e grupit shqiptar udhëtonin vazhdimisht drejt Ekuadorit për të negociuar marrëveshjet e trafikut, ndërsa qelizat kriminale të vendosura në disa shtete të Bashkimit Evropian organizonin logjistikën dhe shpërndarjen e kokainës në tregun evropian.

Dokumenti e paraqet këtë bashkëpunim si pjesë të një skeme të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku kompanitë e eksportit përdoreshin si fasadë për të fshehur aktivitetin kriminal dhe për të depërtuar në tregun evropian.

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin

ME TE LEXUARAT