Trump “zbutet” para Venezuelës! Presidenti: SHBA do të heqë disa sanksione ekonomike për t’i ndihmuar pas tërmeteve

Venezuela po përballet me pasoja katastrofike pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, duke marrë jetën e qindra mijëra njerëzve. Shtete nga e gjitha bota kanë ofruar ndihma me ekipe zjarrfikësish dhe emergjencash për të vijuar operacionet e shpëtimit, por gjithashtu edhe me ndihma të tjera si pajisje mjekësore, ushqime etj. Mes këtyre shteteve është dhe SHBA, e cila nga ana tjetër, duket se është zbutur në qëndrimin ndaj vendit të Amerikës Latine.
Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se po planifikon të heqë përkohësisht disa sanksione kundër Venezuelës në mënyrë që të ndihmojë pas tërmeteve shkatërruese. Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se do të lejojë “të gjitha transaksionet” me Venezuelën “që lidhen me përpjekjet e ndihmës për pasojat e tërmetit”. Një lehtësim i pjesshëm dhe i përkohshëm i kufizimeve u miratua vetëm nga 26 qershori deri më 23 tetor, sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, raporton CNN.


