Alarm nga zjarri në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen shtëpive! Terreni i vështirë

Aktualitet

Alarm nga zjarri në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen

Zjarri në malin e Borshit vijon ende te jete aktiv prej mbremjes se djeshme, në intensitet të lartë, teksa situata është alarmante.

Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës se djeshme kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.

Alarm nga zjarri në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen

Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Zjarri po i afrohet Puqerasit dhe Borshit, teksa në rrezik janë banesat.

Helikopteret e ushtrise kane mberritur vetem sot, sipas pamjeve te publikuara nga Lajmifundit.al.

Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.

Era që fryn ne zone ka bërë që zjarri t’i afrohet zonave të banuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion