“Akuzoi vajzën se shkonte me vëllain”, njerku turk shokon me deklaratën: Gruaja ka humbur, gocën ma mban peng vjehrra

Aktualitet

“Akuzoi vajzën se shkonte me vëllain”, njerku turk shokon

Historia që u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” , ka të bëjë me një ngjarje të rëndë abuzimi seksual me një të mitur 6-vjeçare, e cila sipas gjyshes së saj është abuzuar nga gjyshi i saj me origjine turke.

Gjyshja rrëfen se dy mbesat e saj, vajzat e vajzës i ka rritur që nga lindja. Ajo rrëfeu në studio mes lotësh peripecitë mes saj dhe të bijës, për të cilën shprehet se nuk ka komunikim dhe se i ka braktisur vajzat deri aty sa janë abuzuar nga gjyshi i tyre.

E moshuara rrëfeu në studio momente nga bashkëjetesa e saj me mbesën 9-vjeçare, si dhe tregoi bisedën e saj me nusen e djalit, ku mbeten të tronditur nga rrëfimi i saj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i njerkut të 9-vjeçares, i cili mbërriti në studio dhe mohoi të gjitha akuzat ndaj babait të tij, si dhe akuzoi vjehrrën e tij për mashtrim dhe e cilësoi si një njeri me probleme të shëndetit mendor.

“Para se të martoheshim, foshnja ka qenë 4 muajsh. Nëna e saj e kishte nxjerrë vajzën e vetë nga shtëpia. Kam qenë i qartë për gjendjen. E kam marrë atësinë e fëmijës, e kam pranuar atë para se të martoheshim. Historinë e saj e di. E kam pranuar si fakt, nuk më intereson se kush ka qenë ai. Vajza e parë ka ndenjur 3 vite, e vogla 5. Kanë jetuar te shtëpia imë në Turqi, me nënën dhe babanë tim dhe një dado që rri gjithë kohës aty. I vetmi problem i joni është gjyshja e vajzave të mia, ajo duhet të vizitohet sepse ka probleme të shëndetit mendor. Fëmija po rritet në një ambient të tillë. Është shpikje historia e abuzimit. Nëna dhe babai im kanë bërë një lojë dhe shaka mes fëmijës. Nuk është prekur me dorë, i është thënë diçka. Gjyshja e të vajzave të mija gënjen. Ajo ka një djalë autik vet, dhe ka qenë agresiv me të. Ajo madje ka pohuar vet që djali ka shkuar me motrën e vetë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion