VIDEO/ Provokimi i senatores australiane, hyn me burka në sallë, ndërpritet seanca

Bota

VIDEO/ Provokimi i senatores australiane, hyn me burka në sallë,

Senati australian u ndërpre për më shumë se një orë e gjysmë pasi senatorja e One Nation, Pauline Hanson, hyri në sallë e veshur me burka, si pjesë e fushatës së saj për ndalimin e mbulesave të fytyrës. Ajo refuzoi të largohej, duke detyruar kryetaren Sue Lines të pezullojë punimet dhe më pas u sanksionua me ndalim hyrjeje për pjesën e mbetur të ditës.

Hanson më vonë akuzoi kolegët se po pengonin prezantimin e projektligjit të saj, ndërsa seanca u rifillua vetëm pas largimit të saj. Ky është pezullimi i parë i madh i Senatit që nga viti i kaluar.

Veprimi i Hansonit u kritikua nga senatorja e pavarur Fatima Payman, e cila e cilësoi provokim të papranueshëm dhe mungesë respekti për institucionin. Ndërkohë, i dërguari kundër islamofobisë, Aftab Malik, paralajmëroi se retorika e Hansonit shton rrezikun e dhunës ndaj grave myslimane.

Ky është rasti i dytë që Hanson hyn në parlament me burka, pasi një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në vitin 2017.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion