Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurat anësore të rrugës! 28-vjeçari ndërron jetë në spital

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina

Një 28-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia informon se aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku  shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT