Akuzohet për nxjerrje të informacionit të autoriteteve gjermane, mbyllen hetimet për Artan Shkëmbin
Lajmifundit
/
16 July 2021, 12:02
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje për Artan Shkëmbin, i cili akuzohet për nxjerrje të informacionit të autoriteteve gjermane. Mësohet se autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Sipas gjermanëve, ishte vetë Artan Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.


