Masat anti- Covid, pronarët e restoranteve protestë: Të lejohen dasmat

Aktualitet

Masat anti- Covid, pronarët e restoranteve protestë: Të lejohen

Masat anti-covid vijojnë të dëmtojnë bizneset në vend. Mësohet se në zonën e Kamzës, pronarët e restoranteve kanë nisur protest, duke kundërshtuar orën policore dhe masat e vendosura anti- Covid.

“Policia e Shtetit ka detyra të tjera, jo të marrë shkopin dhe të vijë aty në biznesin tim. kam paguar taksa, kam harxhuar para. S’ka lidhje covid-i kështu. Po edhe kështu, ‘mbylle ti’, ‘hape ti’, ‘ai bën’, ‘t’i s’bën’. Ne duam një ligj. Pse të më shoh polici mua me dyshim, kur unë i paguaj taksat.

Ne duam një zgjedhje konkrete. Njerëzit kanë2 shpërndarë ftesat për dasma. Ata kanë shpërndarë ftesat, si do të bëjmë tani? Ne duam një zgjidhje konkrete. Do kemi probleme me dasmorët që kanë zënë dasmat. O bëhen, o s’bëhen. Po u bënë për një, të bëhen për të gjithë. Policia merr urdhër dhe vjen. Nuk lejon grumbullimet. Ndërkohë që restorantet tani janë plot apo kafet. Nuk japin nusja dhe dhëndri covid-in, vaksinën shumica e ka bërë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion