Korrupsion në komunë, arrestohet shefi i sigurisë në portin e Shëngjinit

Aktualitet

Korrupsion në komunë, arrestohet shefi i sigurisë në portin

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Agustin Gjini, ish-zyrtari i Komunës së Shëngjinit, aktualisht drejtor i sigurise ne portin e Shengjinit.

Blutë bëjnë me dije se ish- zyrtari akuzohet për korrupsion. Mësohet se Gjini është arrestuar një ditë më parë nga Krimi Ekonomik, pas 6 muajsh hetime.Korrupsion në komunë, arrestohet shefi i sigurisë në portin

 

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ish- zyrtari gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

NJOFTIMI  POLICISE:

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest në burg" të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale "Falsifikimi i dokumenteve ".

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

ME TE LEXUARAT