Rama në Shijak shtyn karrocën e të moshuarit: Na sill një teke raki

Politikë

Rama në Shijak shtyn karrocën e të moshuarit: Na sill një

Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në Shijak, ku ka parë shtëpitë individuale të rindërtuara pas tërmetit.

Në një banesë, Rama madje ndihmoi një të moshuar të paralizuar, duke i shtyrë karrocën. I moshuari i dha uratën 'rrofsh sa malet', por kryeministri iu përgjigj "sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rri në këmbë".

“Rama: Meqë ke kërku të vij unë, po të shty

I moshuari: Kam pas qejf shumë me thënë të drejtën

Rama: Këtu është mirë të bëjmë një rampë që të jetë më e lehtë

I moshuari: Të na rroni sa malet

Rama: Sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rrimë në këmbë. Ta mbushim të bëjmë një gëzuar? Na sill i teke raki. Qofsh me jetë gjysho, gruaja po vjen me ne një minutë dhe do ta kthej prapë”, kanë biseduar ata dy.

ME TE LEXUARAT