"Shpërdoruan detyrën", SPAK dërgon në gjyq kryetarin dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tropojës

Aktualitet

"Shpërdoruan detyrën", SPAK dërgon në gjyq

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dërgon për gjykim Rexhë kryetarin dhe zv.kryetarin e Bashkisë së Tropojës.

Rexhë Byberi (kryetari) dhe Abedin Kërrnaja (zv.kryetari) akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” (më shumë se një herë), e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të:

Rexhë Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shumë se një herë), të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

Abedin Kërrnaja, Zv/Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion