Vrasja e palestinezës në Tiranë, babai ende i arratisur, policia kërkon familjarët e tjerë

Aktualitet

Vrasja e palestinezës në Tiranë, babai ende i arratisur, policia

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze në Tiranë.

Tashmë është konfirmuar se Rajan Alwan, viktima dhe autori i dyshuar i krimit, Fadi Alwan janë babë e bijë.

Kjo është vërtetuar nga përgjigja që Interpol i ka kthyer autoriteteve shqiptare.

Teksa janë dhënë detajet, policia shqiptare dyshon se 49-vjeçari nga Holanda ka udhëtuar drejt Libanit aty ku dhe dyshohet se po fshihet.

Policia thotë se pret të tjera përgjigje për të zbardhur detaje të tjera sa i takon anëtarëve të tjerë të familjes Alwan, për të zbardhur dhe shkakun që ka çuar 49-vjeçarin të vrasë vajzën e tij.

Policia është ende në pritje edhe të ekspertizës së trupit të 24-vjeçares per te zbardhur me shume detaje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion