Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO jep dënimin për ish-kryebashkiakun e Finiqit

Aktualitet

Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO jep dënimin për

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo për “shpërdorim detyre”. Hristo përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe rrethana të tjera lehtësuese duke u dënuar përfundimisht me 2 vite heqje lirie.

Të akuzuarit e tjerë për të cilët SPAK shpalli moskompetencën po hetohen nga Prokuroria e Sarandës. Konkretisht bëhet fjalë për për Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi, Lefter Karajani.

Sipas SPAK, Hristo në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë gjatës periudhës 2017-2019 kanë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike.

Procedura e përpilimit/hedhjes së dokumentave të tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer kryesisht nga Florian Peri dhe Stavro Cavo dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së të caktuar në urdhrat përkatës tha organi hetues.

Ndërkohë që në aktet shkresore titullari i AK, Leonidha Hristo ka ngarkuar persona të tjerë, të cilët i kanë nënshkruar aktet e përpiluara dhe parapërgatitura nga zyrtarë të Bashkisë Finiq, kohë më vonë pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion