Akulli burim aksidentesh në aksin Burrel-Skuraj, disa mjete dalin nga rruga

Aktualitet

Akulli burim aksidentesh në aksin Burrel-Skuraj, disa mjete dalin nga rruga

Temperaturat e ulta gjatë natës kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Prania e ujit gjatë ditës është kthyer në akull natën pasi temperatura zbriti deri në – 5 gradë celsius.

Problem për drejtuesit e mjeteve ishte segmenti në afërsi të ish bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka patur mjete që kanë dalë nga rruga. Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kujdes dhe të kriposë vendet e rrezikshme ku ka prani akulli.

Aksi Burrel – Skuraj vijon të jetë problematik për shkak të amortizimit të asfaltit, por edhe prani të ngricave kryesisht në afërsi të urës së Ulzës dhe Shkopet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion