18-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi, vdes 8 pasi ra nga makina, ishte LIVE në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.
I riu Lorenzo Pjetrushi ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale, në Tik Tok.
Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Fatkeqësisht Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sipas medieve të huaja, 18-vjeçari ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka me djalin e ditëlindjes dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në tavanin e makinës që drejtohej nga i afërmi i tij dhe kishte bërë sikur po valëzonte dallgët.
Sfida përfundoi në tragjedi dhe djali u rrëzua në mënyrë katastrofike përtokë nga mbulesa e automjetit, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.
Sipas hetimeve, i riu ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij. Miqtë dhe familja e djalit lajmëruan menjëherë ambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në spital në Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditë agonie të kaluar në reanimacionin e spitalit, ka ndërruar jetë.
Nuk përjashtohet që çështja tani mund të ketë implikime kriminale me Zyrën e Prokurorit të Trevisos që mund të hapë një hetim. Ndërsa, policia tanimë ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.


