AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Aktualitet

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte për tërheqjen nga tregu të një qumështi për foshnje pas një alarmi të ardhur nga sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës cereulide një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në qumësht për foshnje.

Sipas AKU bëhet fjalë për produktin Aptamil 1 Pronutra 800 gram Advanced me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10 nëntor 2026. Trupat inspektuese janë angazhuar në terren për verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë qumësht për foshnje dhe e kanë ende në përdorim ta kthejnë atë në pikat e shitjes duke shmangur konsumimin Siguria ushqimore mbetet një sfidë e përbashkët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion