Teherani: Duhet të përgatitemi për luftë

Bota

Teherani: Duhet të përgatitemi për luftë

“Irani duhet të jetë gati “për luftë”, tha sot zëvendëspresidenti  Mohammad Reza Aref, përballë kërcënimeve për një ndërhyrje ushtarake amerikane.

“Sot, ne duhet të jemi gati për luftë. Republika Islamike e Iranit nuk fillon kurrë një luftë, por nëse i imponohet një e tillë, ajo do të mbrohet me forcë”, theksoi ai, sipas agjencisë së lajmeve Isna.

Gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyçe ushtarake, përfshirë një aeroplanmbajtës dhe bombardues të tjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme ndaj Republikës Islamike për shkak të shtypjes brutale të protestuesve antiqeveritarë. /vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion