"AKU nuk bllokoi produktin", kreu i KLSH në Kuvend: Gjetëm në treg akullore të kontaminuara që shkaktojnë kancer

Aktualitet

"AKU nuk bllokoi produktin", kreu i KLSH në Kuvend: Gjetëm

Tirane - Raportimi i kreut te KLSH, Arben Shehu ne Kuvend ka zbuluar disa fakte shqetesuese per shendtin e qytetareve.

Shehu zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

'Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë.

AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt.'
Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku

'Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi.'

Kreu i KLSH-se Shehu ka folur edhe për skandalin te Onkologjiku, ku mjekët dërgonin pacientët me tumor në klinikën private të mjekut Edmond Gashi. Gjate raportimit per vitin 2023 për KLSH në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Shehu tha se KLSH vlerëson se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë.

Sipas tij, duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.

“Në vazhdimësi do donimin të kishim një mundësi për të bashkëpunuar. Nuk kërkohet vetëm mbështetje për punën por për arritjen e objektivave, dhe për zgjidhjen e problematikave që ne i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën në Shëndetësi, siç është ai i Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e monitoron spitalin. Kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për shëndetësisë, do kërkojmë një analizë. Ne vlerësojmë se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale”, tha Shehu.

 

ME TE LEXUARAT