Aktivisti: Nesër dorëzojmë në SPAK armën e krimit “Albanian Files”! Do sigurojë burgosjen e Edi Ramës

Aktualitet

Aktivisti: Nesër dorëzojmë në SPAK armën e krimit

Aktivisti Edison Lika bëri me dije në protestën e sotme se nesër do dorëzohet në SPAK kallëzimin për dosjen “Albanian Files”.

Sipas tij, kjo dosje “armë krimi” do sigurojë burgosjen e kryeministrit Rama.

Aktivisti: Nesër në 10 te SPAK për armën e krimit AF. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimë mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Ju erdhi fundi.

Edhe sot mijëra vetë u mblodhën në protestën e 31-të të qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Në nisje të protestës aktivisti Edison Lika foli mbi incidentet në protestën e paradites te parlamenti ku 6 protestues u morën me dhunë në komisariat.

Lika tha se protesta nuk ra pre e provokimeve, ndërsa deputetët u fshehën dhe u zunë si miu në çark.

Protesta nuk ra pre e provokimeve e policisë. Pavarësisht se tentuan të na provokojmë nuk ramë pre, derisa u detyruan të na sulmojnë. Pasi na sulmuan u detyruan të ulin kokën dhe të hapin derën. Sepse kanë kuptuar se kjo protestë shënon fundin e tyre. Sot për herë të parë kishim mundësi të shkonim para parlament dhe tju jepnim mundësi të zgjehdurve të na shohin në sy. Nuk na panë dot. E patë si u fshehën?  Si miu në çark. Kanë frikë të na shohin në sy.

Nuk janë të zgjedhurit tanë. Janë të zgjedhurit e krimit, oligarkëve. Sot ne rezistuam përsëri paqësisht dhe ju treguam se jemi më të fortë se ata, edhe më të drejtë se ata. Edhe një herë kërkojmë dorëheqje. Për sot falenderojmë policinë, sepse kur ka kështu rastesh e duam më shumë njëri-tjetrin. Ajo polici që i kemi dhënë uji për të pirë. Nuk marrin as dieta, nuk marrin as paga. Duhet ta kuptojnë se ne do t’i çlirojmë dhe ata. Policia e shtetit e burgosura e parë e këtij shteti. Kjo fitore na ka bërë më të fortë dhe na ka treguar se jemi në rrugën e duhur.

 

ME TE LEXUARAT