Kamioni me koshere bletësh përmbyset pranë Poçemit në Mallakastër, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Aktualitet

Kamioni me koshere bletësh përmbyset pranë Poçemit në

Një aksident rrugor ndodhi pasditen e së martës pranë fshatit Poçem në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh doli nga rruga dhe u përmbys.

Për shkak të përmbysjes së mjetit, kosheret pësuan dëmtime dhe bletët u përhapën në rrugë, duke sjellë vështirësi për qarkullimin dhe rrezik për kalimtarët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore, të cilat u dhanë ndihmën e parë personave që ndodheshin në kamion në çastin e aksidentit.

Sipas raportimeve, nuk ka persona të lënduar rëndë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet vijojnë punën për pastrimin e zonës nga bletët e shpërndara dhe kthimin e situatës në normalitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion