Aktivisi ngre peshë zemrat e protesuesve: Viti i ri e gjen Shqipërinë e lirë. Mesazhi për Ahmetajn

Aktualitet

Aktivisi ngre peshë zemrat e protesuesve: Viti i ri e gjen

Një nga aktivistët në ditën e 102 të protestës ka ngritur në peshë zemrat e protestuesve.

Ai tha se Viti i Ri do ta gjejë Shqipërinë e lirë. Protestuesi kishte dhe një mesazh për Ahmetajn.

Aktivisti ka falënderuar Ahmetajn, duke thënë se ka bërë denoncime të forta, që tregojnë të vërtetën për realitetin shqiptar.

Protestuesi: Viti i Ri do ta gjejë Shqipërinë e lirë. Kjo qeveri plehër dhe ne ka marrë gjithçka. Kur na merr gjithçka, ne do të marrim shpirtin z kryeministër. Arben Ahmetaj, i ke bërë shërbimin më të madh vendit. Ish-numri dy i qeverisë 2 të Ramës ka thënë se nëse protesta vdes, Shqipëria vdes.

Këto bijë nënash nuk e lënë Shqipërinë me vdek. Jemi gati të vdesim këtu. Unë e shkrij dhe pasurinë për vendin. Të bëhemi të gjithë kundër kësaj qeverie plehrë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion