Aksioni i policisë/ Vodhën paratë në dy pika karburanti, zbardhen emrat e dy autorëve, njëri në kërkim

Aktualitet

Aksioni i policisë/ Vodhën paratë në dy pika karburanti,
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një nga dy autorët e vjedhjes me dhunë të xhiros ditore në dy pika karburanti. Ndërkaq vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.

"Blutë" po ashtu kanë sekuestruar një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë ngjarjes. Në dy pikat e karburantit u vodhën 18.300 dhe 38.600 lekë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).

Në vijim të veprimeve dhe kontrolleve të kryera në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion