Aksion në Durrës, goditet grupi i kokainës, 2 trafikantët tentojnë të arratisen, polici qëllon në ajër

Aktualitet

Aksion në Durrës, goditet grupi i kokainës, 2 trafikantët

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasditen e sotme me rreth një kg kokainë, dhe gjatë aksionit të policisë pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se policia e Durrësit e zhvilloi operacionin në lagjen nr. 13 Plazh për të goditur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kokainë.

Gjatë operacionit dy persona me inicialet V.M  29 vjeç  dhe E.SH 30 vjeç me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej efektivëve qëlloi në ajër për t’i neutralizuar.

Tentativat e arratisjes dështuan dhe V.M  29 vjeç  e E.SH 30 vjeç u prangosën, ndërsa u sekuestrua rreth një kg kokainë, teksa operacioni vazhdon.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion