Aksidentohet me motor turisti çek në Sarandë, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Aktualitet

Aksidentohet me motor turisti çek në Sarandë, niset me

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit.

Mësohet se Martin Barta, 36-vjeç, turist çek, duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur. Kanë qenë shërbimet policore të ndodhura në momentin e ngjarjes që kanë njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i tij në spital.

Pas ndihmës së dhënë bëhet me dije se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

ME TE LEXUARAT