Sulmi SHBA kundër ISIS, CNN: U vra një familje, mes tyre 6 fëmijë

Bota

Sulmi SHBA kundër ISIS, CNN: U vra një familje, mes tyre 6

Hakmarrja e SHBA kundër ISIS disa ditë më parë, ka rezultuar fatale për 9 afganë. CNN shkruan se nga sulmi u vranë 9 anëtarë të një familje, 6 prej të cilëve fëmijë. Kështu ka treguar një familjar i viktimave, duke bërë me dije dhe identitetin e viktimave.

“Zamaray (40 vjeç), Naseer (30), Zameer (20), Faisal (10), Farzad (9), Armin (4), Benyamin (3), Ayat (2) dhe Sumaya (2). Më e vogla e vrarë ishte një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllait të njërit prej të vrarëve. Ata ishin "një familje e zakonshme. Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare - ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre”, tha ai.

Sulmi SHBA kundër ISIS, CNN: U vra një familje, mes tyre 6

Nga ana tjetër, SHBA tha se sulmi me dron shkatërroi një makinë me disa ekstremistë që do të kryenin sulme vetëvrasëse, që kishin lidhje me degën e Shtetit Islamik në Afganistan dhe që mund të kishin si objektiv sulmesh operacionet e ushtrisë amerikane në aeroportin e Kabulit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion