Dyshohet për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun e Tropojës

Politikë

Dyshohet për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Tropojës Rexh Biberi dhe Abedin Kërnaja.

Biberit pritet t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në datën 13 dhjetor kryebashkiaku do njihet me akuzën dhe me mbylljen e hetimeve.

Dosja hetimore përmend si shkelje të kryebashkiakut dhe ish nën-kryetarit të bashkisë dhënien e një lejeje ndërtimi në komunën Margegaj.

Ai dyshohet se e kreu shpërdorimin e detyrës gjatë kohës kur mbante detyrën e kryetarit të komunës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion