Aksidenti që i mori jetën dy të miturve në Durrës, shkarkohet drejtori i Policisë Afrim Tafa

Aktualitet

Aksidenti që i mori jetën dy të miturve në Durrës,

Pasi e pezulloi dy ditë më parë, Hita shkarkon nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën. Arsyeja e shkarkimit sipas kryepolicit është performanca e dobët.

Tafa u pezullua nga detyra dy ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Durrës ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi i dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në kuadër të masave pas aksidentit të rëndë po sot Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në fakt më 10 prill ishte vetë Hita që urdhëroi heqjen e patrullave në rrugët interurbane dhe urdhëroi policinë rrugore të mos ndalonin drejtuesit e mjeteve.

Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë. Ai u emërua në detyrë nga ish-kryepolici, Ilir Proda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion