Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, kontrolle në qeli dhe ambiente të tjera

Aktualitet

Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, kontrolle në qeli dhe

Një aksion i befasishëm nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve po zhvillohet në burgun e Fushë-Krujës.

Janë rreth 10 furgona me forca të DAP, të cilët kanë zbarkuar në këtë burg pak minuta më parë dhe po zhvillojnë kontrolle në të gjitha ambientet e këtij burgu.

Aksioni është në vazhdën e aksioneve të zhvilluara në burgjet e tjera të vendit dhe objektiv janë sendet e kundërligjshme si: thika të improvizuara, telefona, lëndë narkotike etj.

Aksioni është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet nëse janë sekuestruar sende të kundërligjshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion