Pas vdekjes së bashkëshortit nga kanceri, 55-vjeçarja gjen dashurinë me një djalë 26 vite më të ri (FOTO)

Soft

Pas vdekjes së bashkëshortit nga kanceri, 55-vjeçarja gjen

Një vejushë gjeti sërish dashurinë me një burrë 26 vjet më të ri se ajo, pasi ai i shkroi në “TikTok”. Tashmë ajo do të shkojë në Xhamajka për të qenë pranë tij.

Është fjala për 55-vjeçaren, Kimberley Hurst, e cila fillimisht u lidh me partnerin 29 vjeç, Jevor Hardware, në aplikacionin e mediave sociale. Ishte prill 2025 kur nisën që të shkëmbenin mesazhe si shokë.

Gjatë kësaj periudhe, burri i Kimberly-t po vuante një betejë gjashtëmujore me kancerin dhe vdiq në qershor 2025. Jevor kontaktoi 55-vjeçaren për të parë se si po përballonte ajo humbjen e të shoqit.

Pas vdekjes së bashkëshortit nga kanceri, 55-vjeçarja gjen

Pas vdekjes së bashkëshortit nga kanceri, 55-vjeçarja gjen

Pas vdekjes së bashkëshortit nga kanceri, 55-vjeçarja gjen

Pas vdekjes së bashkëshortit nga kanceri, 55-vjeçarja gjen

Për t’u rikuperuar, ajo vendosi të fluturonte për në Xhamajka për pak pushim. Me shaka ajo i sugjeroi 29-vjeçarit që të bëhej ‘ciceroni turistik’. Jevori e pranoi ftesën, duke marrë Kimberly-n nga aeroporti dhe ata zhvilluan ndjenja për njëri-tjetrin ndërsa kaluan javën së bashku.

Ata e zyrtarizuan lidhjen më 4 gusht 2025 dhe 55-vjeçarja ka udhëtuar për në Xhamajka çdo 6 javë që atëherë, për të parë partnerin e saj. Madje tani ka si qëllim që të zhvendoset atje përgjithmonë.

Pavarësisht se ka hasur kritika në internet për romancën e tyre pasi kanë 26 vite diferencë, Kimberly thotë se ‘nuk e lejon këtë që të ndikojë’.

“Besojeni ose jo, ne do të telefonojmë një-tjetrin dhe lexojmë komentet pa pushim. Ne qeshim me to”, ka thënë ajo, e cila është një menaxhere e ankesave të sigurisë në Tampa, Florida.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion