Aksidenti në Lezhë, reagon policia! 12-vjeçari plagoset rëndë, niset drejt Traumës

Aktualitet

Aksidenti në Lezhë, reagon policia! 12-vjeçari plagoset

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në Lezhë, ku një 12-vjeçar është përplasur teksa lëvizte me biçikletë.

Mësohet se i mituri ka marrë dëmtime serioze dhe është dërguar me urgjencë drejt Traumës.

"Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion