Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën

Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip 'Ford' ka përplasur një fëmijë 10- vjeç që lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Automjeti drejtohej nga një grua, e cila është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Ndërkohë, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion